S'MUND TË NDAHEM NGA LUFTA

Me gjithë mallin që kam për ty,nënë,
me gjithë dhembjen që ke për mua
me gjithë dëshirën që kam për jetë
megjithëqë një vajzë shumë e dua.

Megjithëqë më pëlqen stina e pranverës
megjithëqë dua paqen në botë,
megjithëqë më pëlqen të nxehtët e verës,
megjithëqë me dëshirë do t'rrija mbi tokë.

S'mund të ndahem nga lufta kurrë
S'mund të pajtohem me paqen-robëri
"pashë më pashë do t'i bie ferrit"
për të shtrejtën tonë liri.

Edhe vdekjen do ta puth,nënë,
kur lufta këtë do ta kërkojë,
edhe nga varri do të ngrihem
luftën kurrë s'do ta pushoj.


Nga Dëshmori dhe Poeti Bahri FAZLIU - Llaushë - Podujevë

domain: "iliret.ch" është shitje më shumë kastriot@fazliu.ch